PADDLEUP Albania
Gjatë eventit tonë pranë Pepperon The Beach në Dhërmi, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të përjetojnë nga afër atmosferën sportive dhe energjinë që sjell PADDLEUP Albania përmes aktiviteteve paddle dhe beach fun activities.
PADDLEUP Albania është lider në fushën e sporteve ujore në Shqipëri, me mbi 20 vite eksperiencë në organizimin dhe zhvillimin e aktiviteteve nga kanoe deri te Stand Up Paddleboarding (SUP). Që nga themelimi, PADDLEUP Albania ka kombinuar pasionin për natyrën dhe aventurën me peizazhet mahnitëse të rivierës dhe liqeneve shqiptare, duke ofruar pajisje profesionale, eksperienca unike dhe trajnime të specializuara për çdo nivel.
Nëse jeni të apasionuar pas paddleboarding dhe sporteve ujore, mund të zbuloni dhe të blini pajisje profesionale direkt nga dyqani i tyre online.