Kids
Paint & Create by the Sea – 15:00-17:00
Një kënd kreativ në bregdet, prane Pepperon The Beach, ku fëmijët do të kenë mundësinë të pikturojnë, të eksplorojnë imagjinatën e tyre dhe të shprehin kreativitetin në një ambient inspirues pranë detit. Aktiviteti do të zhvillohet në praninë e artisteve të ArtClub si Emily, Ina dhe Ornela, të cilat do të kujdesen për të krijuar një eksperiencë argëtuese dhe artistike për të vegjlit.
Përveç pikturës, fëmijët do të kenë mundësinë të realizojnë edhe face painting / vizatime në fytyrë, duke e kthyer këtë eksperiencë në një moment plot ngjyra, argëtim dhe krijimtari gjatë eventit.