Total Body Workout with Maria
Pas përfundimit të garës, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të bëhen pjesë e një sesioni energjik “Total Body Workout” të udhëhequr nga Maria, e njohur për eksperiencën dhe profesionalizmin e saj në organizimin e aktiviteteve sportive dhe wellness. Me një angazhim të vazhdueshëm në evente fitness, aktivitete outdoor dhe programe të mirëqenies fizike, Maria sjell një kombinim perfekt të energjisë, motivimit dhe teknikave profesionale të stërvitjes. Ky sesion është menduar për të rikuperuar trupin pas garës, për të përmirësuar mobilitetin dhe për të krijuar një eksperiencë pozitive dhe motivuese për të gjithë pjesëmarrësit.